Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, ka folur sa i përket zgjedhjes së Presidentit të ri, në vitin e ardhshëm, duke thënë se “ka mundësi të gjendet një formulë dhe të mos bllokohet vendi”.
Hamza në një konferencë për media tha se së pari pret që të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
“Sa i përket çështjes së Presidentit, unë e kam thënë që është proces i ndarë. Unë pres që të konstituohet Kuvendi, të formohet qeveria, të vazhdojë puna dhe kur vjen puna te presidenti besoj se ka mundësi të gjendet një formulë se si të zgjidhjet presidenti dhe të mos bllokohet vendi”, deklaroi Hamza.
Ai foli edhe rreth votimit të marrëveshjeve ndërkombëtarë, ku tha se PDK-ja i ka votuar gjithmonë marrëveshjet që kanë qenë në interes të qytetarëve.
Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje sipas rezultateve preliminare është renditur e dyta, por shumë larg partisë së parë, LVV-së.
