Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i ka ftuar mërgimtarët që të regjistrohen si votues.
Ajo këtë thirrje e ka bërë përmes llogarisë së saj në Facebook.
“Të dashur mërgimtarë, Zgjedhjet e rregullta do të mbahen më 9 shkurt 2025. Regjistrohuni për të votuar nga diaspora deri më 26 dhjetor 2024. Regjistrohuni sot”, ka shkruar ajo. /Gazeta Enigma
Kursari-Lila fton mërgimtarët që të regjistrohen si votues
