Kurteshi: 28 dhjetorin e kemi caktu na, Vetëvendosja

Kurteshi: 28 dhjetorin e kemi caktu na, Vetëvendosja

Anëtari  i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të  Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, e ka pranuar në një mënyrë se data 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme u caktua nga partia pjesë e së cilës është ai, ani se datën e zgjedhjeve në fakt e përcaktoi presidentja Vjosa Osmani.

Këtë deklarata, ai e bëri gjatë një replike që pati me anëtarin e Partisë Demokratike të Kosovës pranë KQZ-së, Ilir Gashi, në mbledhjen e sotme të të këtij Komisioni.

“Na, Vetëvendosja e kemi caktu 28 dhjetorin, sepse kemi mendu që vijnë mërgimtarët, sepse mërgimtarët me shumicë votojnë për Vetëvendosjen”, deklaroi Kurteshi.

“Na s’kemi vendos, as unë, as ti, për 28 dhjetorin. Atë guri e ka qitë dikush tjetër, e ka vendos”, shtoi ai, 

Related Articles