60 mijë vende të reja pune janë hapur për tri vjetët e para të mandatit të Qeverisë Kurti.
Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, në seancën që po debatohet rreth projektbuxhetit të vitit 2024.
“16 përqind është rritja e punësimit për tri vjet. Kemi rritje të punësimit. Ne zotimet i kemi pasur për punësim dhe drejtësi. Tek drejtësia kemi pengesa ndonëse sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit është vërtetuar nga organizata ndërkombëtare prestigjioze”, është shprehur Kurti.
“Pengesat tona janë në njërën anë ligjet e kaluara në kuvend që vazhdojnë të mbesin të ngujuara në Gjykatën Kushtetuese”.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se për vitin e ardhëm do të punësohen edhe 500 policë e 600 ushtarë.