Kurti: 25 vjet padrejtësie sociale pa ujë të pijes për fshatrat e Fushë Kosovës i dhamë fund

Kurti: 25 vjet padrejtësie sociale pa ujë të pijes për fshatrat e Fushë Kosovës i dhamë fund

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar për përurimin e investimit prej 3-7 milionë eurosh, për ujë të pijes në disa fshatra të Fushë Kosovës.

Ai tha se “25 vjet padrejtësie sociale pa ujë të pijes për fshatrat e Fushë Kosovës i dhamë fund”.

“Banorët e Lismirit, Bardhit të Madh dhe Sllatinës tash kanë qasje në ujë të pastër, ndërkaq me punimet që tashmë janë kryer pritet të bëhet shumë shpejt lidhja edhe për fshatrat Graboc, Mesbardh dhe Bardh i Vogël”, shkroi Kurti.

“Bashkë me kandidatin tonë për kryetar të Fushë Kosovës Valon Prebreza i cili ka dhënë kontribut madhor në këtë projekt, si dhe ministren Artane Rizvanolli, ministrin Elbert Krasniqi dhe kryeshefin e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”, dje përuruam këtë investim prej 3.7 milionë euro nga qeveria”, u shpreh tutje Kurti.

“Urime banorëve dhe të gjithë qytetarëve të Fushë Kosovës, të cilët tashmë jetojnë dinjitetshëm, me kushte më të përshtatshme dhe gëzojnë vëmendjen e qeverisë qendrore e së shpejti pas 12 tetorit edhe atë në nivel lokal, me Valon Prebrezën kryetar”, përfundoi ai.

Related Articles