Kurti: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu – sinonim i shprehjes ‘deri në frymën e fundit’

Kurti: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu – sinonim i shprehjes ‘deri në frymën e fundit’

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë homazhe te varrezat e heronjve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në lagjen “Velania” të Prishtinës.

Para mediave, ai tha se heronjtë dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe kombin shqiptarë.

“Afrimi dhe Fahriu janë sinonim i asaj shprehjes së mirënjohur deri ‘në frymën e fundit’. Ata punuan bashkë vepruan bashkë për çlirim, bashkim, liri e drejtësi deri në frymën e fundit”.

“Dhanë jetën për Kosovën për kombin shqiptarëve. Andaj sot i kujtojmë më shumë mall e krenari”, ka thënë Kurti.

Related Articles