Kurti: Alban Hyseni në Gjilan nuk ka konkurrencë me ata të tjerët që i keni provuar për të keq

Kurti: Alban Hyseni në Gjilan nuk ka konkurrencë me ata të tjerët që i keni provuar për të keq

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjës Vetëvendosje!, Albin Kurti, ka qenë i pranishëm në tubimin përmbyllës të kësaj partie në Komunën e Gjilanit, në mbështetje të kandidatit Alban Hyseni, i cili kërkon mandatin e dytë, shkruan Gazeta “Enigma”.

Në fjalën e tij, ai tha se Alban Hyseni nuk ka konkurrencë në këtë komunë.

“Albani si i dëshmuar për të mirë, realisht nuk ka konkurencë me ata të tjerët para tij që i keni provuar për të keq, andaj vazhdoni si Gjilan me Alban Hysenin, kryetar komune”, tha i pari i LVV-së.

Kurti shtoi se kryetari aktual ka realizuar projekte të rëndësishme të cilat e kanë ngritur nivelin e jetesës në Gjilan.

“Përkundër borxheve, Albani me mbështetje të plotë nga Qeveria jonë ka realizuar projekte të rëndësishme të cilat padyshim e kanë ngritur në një nivel të ri edhe jetën socio-kulturore edhe ndërmarrësinë ekonomike në Gjilan, e këto më pastaj janë përkthyer edhe në të drejta të realizuara, nevoja të plotësuara e mirëqenie për të gjithë qytetarët”, tha ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles