Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se Qeveria, Vetëvendosje e Kurti qëndrojnë bashkë në luftën që ai e quan kundër UÇK-së bashkë me ministrin Hekuran Murati.
Kjo për arsye se janë bërë 24 orë teksa nga këta dikasterë s’ka pasur asnjë reagim për disa fyerje të publikuara që Murati ia kishte bërë veteranëve.
“Dorëheqja është akti minimal që duhet ta bëjnë”, ka shkruar Molliqaj.
Postimi i plotë i Molliqajt:
Kaluan 24 orë nga publikimi i deklaratës përbuzëse ndaj UÇK-së, asnjë kërkim falje as distancim nga Hekuran Murati!
Kaluan 24 orë, asnjë distancim nga kryeministri, partia e tij apo qeveria.
Pra, po konfirmohet që ata qëndrojnë bashkë në luftën e tyre speciale kundër UÇK-së.
Dorëheqja është akti minimal që duhet ta bëjnë!.