“Kurti bashkëpunon me Sërpskan, madje edhe për pagat e veteranëve”

“Kurti bashkëpunon me Sërpskan, madje edhe për pagat e veteranëve”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, në një deklaratë për media ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurtit, bashkëpunon me Listën Serbe, madje sipas saj, edhe për pagën e veteranëve të UÇK-së, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu-Kodra thotë se për këtë shkak, Kurti ka avancuar Mimoza Kusari-Lilën në ministre.

“Albin, Themeluesit dhe emrat e PDK e kane sulmuar dhe luftuar me arme Serbinë. Siç u tha edhe sot ne Hage. Me Listen Serbe bashkepunon ti, madje edhe per pagen e veteraneve te UCK. Prandaj edhe e avancon Mimozen ne Ministre si kundershperblim per bashkepunimin me Millan Radojciqin”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Related Articles