Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas njoftimit të Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për nënshkrimin e Deklaratës së Qëllimit të Përbashkët me homologun e tij nga Mbretëria e Belgjikës.
Kurti përmes një postimi në “Facebook” e ka cilësuar këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në fushën e mbrojtjes.
Ai ka vlerësuar Belgjikën si një mike dhe aleate të kamotshme të Kosovës, duke theksuar se me këtë marrëveshje ajo bëhet edhe partnere strategjike në fushën e mbrojtjes.
Ky bashkëpunim pritet të fuqizojë kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.