Kurti: Besoj që Ura e Ibrit duhet të hapet

Kurti: Besoj që Ura e Ibrit duhet të hapet

Lidhur me urën kryesore mbi Ibër, Albin Kurti tha se ajo duhet të hapet.

“Ura kryesore kam thënë se duhet të hapet, por nuk kam thënë se do të hapet menjëherë. Ne vazhdimisht bisedojmë që ajo duhet të hapet dhe unë besoj që do të hapet. Duhet të hapet. Është edhe marrëveshja e Brukselit që nuk po zbatohet. Ndërkohë, po ndërtojmë ura të reja.”

Kurti tha se tashmë në zonën e Mitrovicës janë 37 ura, dhe vetëm një prej tyre është ende e rrethuar me polici.

“Janë 37 ura atje – vetëm një është e rrethuar me polici. Strukturat ilegale të Serbisë i kemi shpartalluar, grupet kriminale i kemi mposhtur. Ka ende elemente kriminale, por nuk ka më struktura që e sfidojnë me sukses shtetin”, u shpreh Kurti.

Related Articles