Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, zhvilloi një takim me profesionistë të fushave të ndryshme në Mitrovicë, ku foli për zotimet e tij dhe vendimet e para që do të miratohen “qysh në mbledhjen e parë të Qeverisë”.
Sipas Kurtit, këto vendime do të ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve dhe përfshijnë:
- Buxhet rekord prej 4 miliardë euro për vitin 2026.
- Ligji i ri për çmime tavan për produktet bazë.
- Heqja e kufizimit të punësimit për veteranët e UÇK-së që përfitojnë beneficione.
- Paga e 13-të për zyrtarët publikë në fillim të vitit 2026.
- Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0 në vlerë 200 milionë euro, që mbështet pensionistët, studentët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe qytetarët që kursejnë energjinë elektrike.
Kurti e përshkroi këtë si “një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe një fillim të fuqishëm për punën e Qeverisë së re”.
