Kurti: Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm!

Kurti: Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm!

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas barazimit të Shqipërisë me Kroacinë në EURO 2024, duke thënë se kombëtarja na mbush ndjenja dhe entuziazëm.

“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila”, shkroi Kurti në Facebook.

“Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli. Ëndrra vazhdon!”, shtoi i pari i Qeverisë. /Gazeta Enigma

Related Articles