Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sonte priti në takim zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker dhe ekipin e tij, me të cilët diskutuan për raportet bilaterale dhe siç tha Kurti, “për bashkëpunimin që kemi e që do ta kemi veçanërisht në fushën e mbrojtjes”.
“Duke qenë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës dhe popullit tonë, angazhohemi çdo ditë për miqësi edhe më të thellë, partneritet edhe më të gjerë dhe aleancën edhe më të fortë”, u shpreh Kurti.