Kurti: Deputetët opozitarë – përveç Kuvendit nuk kanë gjë tjetër

Kurti: Deputetët opozitarë – përveç Kuvendit nuk kanë gjë tjetër

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i quajti deputetët e partive tjera si “opozitarë” e partinë e tij si “Qeveri”, ndonëse ende nuk është bërë konstituimi i Kuvendit e as emërimi i Qeverisë së re.

Ai tha se deputetët e partive tjera “e kanë veç një shtëpi, e ajo është Kuvendi, nga ku do mund ta mbikëqyrnin punën  e Qeverisë”.

“Dhe është interesant, sepse Kuvendi është shtëpia e deputetëve, e sidomos e deputetëve opozitarë. Sepse deputetët opozitarë, përveç Kuvendit, nuk kanë gjë tjetër. Si është e mundur që deputetët opozitarë, e privojnë vetën, nga shtëpia e tyre, prej së cilës do ta mbikëqyrnin Qeverinë. Unë këtë nuk e kuptoj. Nuk është as e logjikshme as racionale. Por unë nuk jam deputet opozitar. Kur ne kemi qenë deputetë opozitarë, shumë e kemi dashtë Kuvendin”, deklaroi Kurti.

“Ata nuk po e lënë Kosovën pa Qeveri. Ata po e lënë Kosovën pa shtëpinë e tyre. Krejt ky vit shkoi pa Kuvend. Kjo është krejt në dëm të deputetëve opozitarë. Jo në dëm të Qeverisë. Unë kisha dashur që të kemi Kuvend që të na mbikqyrë, por Kuvendin nuk mund ta bëjmë ne vetë – duhet ta bëjmë bashkë me opozitën. Sa më herët – aq më mirë. Pikërisht Kuvendi do mund ta bllokonte Qeverinë. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç se ose të merremi vesh që në një paketë ta votojmë kryetarin dhe tre nënkryetarët – ose po shkojmë në zgjedhje të reja. Nuk ka mundësi tjetër në këtë situatë”. /Gazeta Enigma

Related Articles