Pasi Kryeministri Kurti dha leje që Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe të hyjë në Kosovë për Krishtlindjet Ortodokse, është deklaruar Kisha.
Ata kanë njoftuar se Patriarku do të shkojë në Patriarkanën e Pejës dhe do të vizitojë klerikët dhe besimtarët e Dioqezës së Rashkës -Prizrenit në përputhje me programin e tij që “nuk ka lidhje me asnjë kontekst politik apo ndaj ndonjë personaliteti nga jeta politike”.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar më herët se ka lejuar Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe të vizitojë Kosovën para Krishtlindjeve të ardhshme.
Në fund të dhjetorit Kosova nuk e lejoi Porfirien të hyjë në Kosovë duke thënë se “vizita do të mund të aprovohet vetëm pasi Kisha Ortodokse Serbe të ketë dënuar, respektivisht të jetë distancuar nga veprimet e pjesëtarëve të KOS-it, të cilët, duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, janë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje”.
Patriarku nuk ka kërkuar leje që të hyjë në Kosovë por u tha se Kurti po e lejon atë të vijë pas kërkesës së Ministrit Nenad Rashiq.