Kurti dhe Maqedonci vizitojnë patrullat ushtarake në Obiliq dhe Vushtrri

Kurti dhe Maqedonci vizitojnë patrullat ushtarake në Obiliq dhe Vushtrri

Pas vizitës në veri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, kanë mbikëqyrur edhe pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura në Obiliq e Vushtrri.

Kurti tha se si Qeveri janë të përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

“Ndër vendimet e dala nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë, që e mbajtëm në orët e para të mëngjesit ishte angazhimi i FSK-së në mbështetje të autoriteteve civile përmes detyrave të patrullimeve dhe vëzhgimit të pikave të infrastrukturës kritike në lokacione të ndryshme në Kosovë”, ka shkruar i pari i qeverisë në Facebook.

Related Articles