Kurti dhe Murad flasin për mbështetje për gratë e dhunuara gjatë luftës

Kurti dhe Murad flasin për mbështetje për gratë e dhunuara gjatë luftës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur sot në takim nobelisten irakiane Nadia Murad.

Kurti tha se pati kënaqësinë e madhe të takohej me dikë, “kontributin e së cilës e ka admiruar aq thellë”.

“Hstoria e nobelistes Nadia Murad është një nga padrejtësitë e rënda dhe se tregimi i saj i guximshëm i asaj historie është një akt i madh guximi dhe aktivizmi për të drejtat e njeriut”, shkroi Kurti në një postim në X.

“Ajo u mor rob nga ISIS-i së bashku me mijëra gra dhe vajza jezide, dhe iu nënshtrua përdhunimeve dhe sulmeve seksuale. Sot diskutuam rreth dhunës seksuale që gratë në Kosovë përjetuan nga forcat serbe gjatë luftës dhe për mënyrat për të forcuar mbështetjen për të mbijetuarit e këtyre krimeve të tmerrshme”, shtoi Kurti.

Murad sot u prit në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani. /Gazeta Enigma

Related Articles