Kurti dhe Sorensen në darkë pune, diskutojnë për integrimin në BE dhe anëtarësimi e Kosovës në KE

Kurti dhe Sorensen në darkë pune, diskutojnë për integrimin në BE dhe anëtarësimi e Kosovës në KE

Sot Zyra e Kryeministrit të Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se mbrëmë, me 15.04.2026, kryeministri Albin Kurti ka pritur në darkë pune të dërguarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, raporton Gazeta Enigma.

Sipas njoftimit, në këtë takim është diskutuar për procesin e integrimit në BE, përfshirë linjëzimin e plotë të politikës së jashtme të Kosovës me BE-në.

“Në darkë u diskutua për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, përfshirë linjëzimin e plotë të politikës së jashtme me bllokun 27-anëtarësh si përcaktim strategjik, si dhe angazhimin dhe përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e reformave. Në kontekst të integrimit evropian u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës” – thuhet në njoftim.

Po ashtu, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti dhe Sorensen kanë diskutuar edhe për aktualitetet politike dhe zhvillimet e brendshme në Kosovë.

Përpos Kurtit dhe Sorensen, në takim shihen edhe ish kryenegociatori, Besnik Bislimi dhe Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami. / Gazeta Enigma.

Related Articles