Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për AFP tha se këtë uron që të arrihet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë gjatë këtij viti.
Ai shtoi se në vitet dhe dekadat në vijim dëshiron të dalë fitimtar në çështjet si pabarazia sociale, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet e sigurisë.
“Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë uroj për këtë vit, për vitin 2024, dhe në vitet e dekadat e ardhshme dua të dal fitimtar në çështje si pabarazia sociale, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet e sigurisë”, tha Kurti për AFP.