Kryeministri Kurti, sot ka nisur raportimin në Kuvend për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Kurti tha se draft-statuti i propozuar, “qartazi nuk është Zajednicë”.
“Emisarët e ofruan një draft statut për të zbatuar nenin 7 të ndërlidhur me nenin 10. Karakteri i dokumentit më dha përshtypjen e një iniciativë serioze, me intensitet kaq të lartë. Ata më thanë që është në përputhje me ligjet e Kosovës. Nuk dua të jap një qëndrim për përputhshmërinë e draftit me Kushtetutën, që do ta jap Gjykata Kushtetuese. Megjithatë, durim.. Si udhëheqës i qeverisë duhet ta them një këndvështrim për draftin; E para, drafti në vlerësimin tim politik e ndërpret trashëgiminë mosnjohëse të Kosovës, që ishte çimentuar në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015. Kjo qartazi nuk është Zajdnicë, siç e parashihnin këto marrëveshje.” tha Kurti.