Kurti: Duke kujtuar të kaluarën, mendjen e kemi te e ardhmja

Kurti: Duke kujtuar të kaluarën, mendjen e kemi te e ardhmja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sonte mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Është gëzim i posaçëm dhe nder i veçantë që jam sonte këtu me ju përderisa shënojmë 25-vjetorin e themelimit të BQK-së, duke kujtuar të kaluarën, por gjithherë me mendjen tek objektivat e së ardhmes”, tha kështu Kurti para të pranishmëve.

Që nga fillimi i funksionimit të BQK-së, sipas kryeministrit, qëllimi kryesor i këtij institucioni ka qenë ndërtimi i një sistemi e sektori financiar edhe të shëndoshë dhe të qëndrueshëm.

“Përgjatë këtyre 25 vjetëve, BQK ka përjetuar dhe ka treguar një zhvillim progresiv duke kontribuar kësisoj edhe në rritjen ekonomike të vendit tonë. Kjo është realizuar përmes përkushtimit institucional si dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtar ku mbështetja e tyre ka qenë tejet domethënëse përgjatë gjithë procesit” u shpreh ai.

Tutje, sipas një komunikate për media, i pari i qeverisë theksoi se Banka Qendrore e Kosovës është e vetmja Bankë Qendrore në kontinentin tonë, e cila mund ta rivalizojë Bankën Qendrore Evropiane për nga dashuria për valutën euro, e të cilën e ka dëshmuar përgjatë këtij një viti si asnjëherë tjetër e si askush tjetër.

E ngjarja e sotme, siç tha më tej ai, nuk është vetëm festë për arritjet e BQK-së por edhe platformë ku mund të diskutojmë punën që na pret në të ardhmen.

Për fund, Kurti falënderoi partnerët tanë ndërkombëtarë që ishin aty dhe që kanë qenë me ne edhe në të kaluarën përgjatë këtij çerek shekulli.

Related Articles