Kurti e ftoi, Abdixhiku s’i shkon në takim

Kurti e ftoi, Abdixhiku s’i shkon në takim

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ftuar për takim kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun dhe atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi më 1 maj në ora 08:30.

Ftesën për takim e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Ka ftese. Kryetari nuk eshte ne Kosove. Çështja e Kryetarit te Kuvendit, eshte ceshtje politike dhe kerkon shumice politike. Për këtë çështje veçse kemi dhënë qëndrim”, ka thënë Mustafa.

I pyetur nëse do të shkojë dikush tjetër nga LDK-ja në këtë takim, Mustafa është përgjigjur shkurt “askush”.

Kjo ftesë për takim vie pak orë para vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës që dështoi për të tetën herë.

Në seancën e 29 prillit, VV ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për Kryeparlamentare, e cila s’mori votat e mjaftueshme, madje për dallim nga seancat e kaluara që pati marrë 57 vota, kësaj radhe ajo mori veç 54.

Në këtë votim, 44 vota ishin kundër dhe tri abstenime, deri në sallë ishin të pranishëm 110 deputetë.

Related Articles