Pas tensioneve të krijuara të mbrëmshme, sot, kryeministri Albin Kurti është parë në një kafene, bashkë me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Kryeministri Kurti qe i shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij, e po ashtu edhe ambasadori Hovenier shoqërohet nga gruaja.
Momentin e përbashkët të tyre mund ta shihni në fotografinë që ka publikuar telegrafi, anise nuk janë bërë të qarta motivet e këtij takimi, por që duken të mos jenë politike .
Kujtojmë që qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, mbrëmë shtyu zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, pas kërkesës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Jeff Hovenier, që ky vendim të pezullohet për 30 ditë.