“Kurti e ka mbrapa PDK-në kur ulet përballë Vuçiqit”

“Kurti e ka mbrapa PDK-në kur ulet përballë Vuçiqit”

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e di që Partinë Demokratike të Kosovës e ka mbrapa kur shkon në Bruksel dhe kur ulet përballë Vuçiqit.

“Partia Demokratike e Kosovës si lidere e opozitës e mbështetë procesin e dialogut. Kjo nuk është hera e parë që po e themi, kryeministri e di dhe po i them edhe unë sonte nga kjo studio që Partinë Demokratike të Kosovës e ka mbrapa kur shkon në Bruksel dhe kur ulet përballë Vuçiqit”, është shprehur Çitaku.

Ajo ka shtuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese qartëson se Kryeministriështë bartësi i procesit të dialogut dhe Kosova nuk ka nevojë që të krijojë mekanizma shtesë.

“Gjërat janë ndryshe sot, nuk është viti 2007, fatmirësisht Kosova është shtet, për më tepër që kemi një vendim të gjykatës Kushtetuese i marrë para dy vitesh, i cili saktëson qartë që Kryeministri është bartësi i procesit të dialogut dhe Kosova nuk ka nevojë që të krijojë mekanizma shtesë”, ka thënë Çitaku 

Related Articles