“Kurti e ka rrënuar me dy duart sot modelin e zhvillimit ekonomik për të cilin fliste që nga 2011”

“Kurti e ka rrënuar me dy duart sot modelin e zhvillimit ekonomik për të cilin fliste që nga 2011”

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se deklarimi i sotëm i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ishte jashtëzakonisht problematik.

Sejdiu u shpreh se Kurti po rren dhe me parulla të tilla po ndërton një ide që bizneset nuk janë në realitet të shtetit, por po i godet bizneset, sidomos prodhuesit.

“Ekziston edhe një problem tjetër, që është për mua jashtëzakonisht tronditës. Po flasim për një njeri që nga viti 2010 deri në vitin 2021 ka folur për një model të zhvillimit ekonomik në të cilin me dy duar e ka rrënuar sot”, tha

“Nga sot Kurti nuk mund të kamuflohet si dikush që beson në shtetin zhvillimor sepse sot ministrja e tij i ka thënë bizneseve prodhuese që ‘boll iu kemi mbrojtur prej vitit 2017’”, tha Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se sot Kosova ka hyrë në kontura të diskutimit të qartë neo-liberal dhe sipas tij, nuk mundet më Lëvizja Vetëvendosje të fshihet në idenë e socialdemokracisë dhe shtetit zhvillimor.

Related Articles