Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë udhëtuar për në Varshavë të Polonisë, ku do të marrin pjesë në Forumin e Varshavës për Siguri 2024.
“Në kuadër të Forumit, kryeministri Kurti sot do të mbajë një fjalim mbi temën ‘Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian’”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Tutje në njoftim thuhet se gjatë qëndrimit në Varshavë, kreu i qeverisë do të zhvillojë takime bilaterale dhe do të takohet edhe me mërgatën e Kosovës në Poloni.