Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi i ka quajtur politikanë batallë, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.
Gjoshi tha se Osmani dhe Kurti, duhet gjithmonë të krijojnë një armik për t’u marrë me të , që të duken se po bëjnë betejë historike.
“Kështu mundohen ta fshehin paaftësinë e tyre për të qeverisur. Hashim Thaçi e Kadri Veseli prej dy vitesh nuk janë në Kosovë, por emri i tyre vazhdon t’i tmerrojë dyshen batalle Kurti-Osmani”, tha ai.
Gjoshi i kërkoi kryeministrit Kurti që të punoi diçka, pasi njerëzit e kanë votuar që t’iu shërbejë me punë reale e jo me video dhe lojëra interneti.
“Premtimet që ua ke dhënë njerëzve realizoji e mos u fsheh prapa videove. Çu gjejë zgjidhje për rrymën e për inflacionin që çdo ditë po rritet. Çu puno diçka se njerëzit nuk nxehen me video dhe as nuk mund t’i hajnë ato”, shtoi ai.
Gjoshi tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e shokët e tyre janë në histori për veprat e tyre kombëtare, ndërsa Kurti ka mbet në fund të pusit.
“Çu puno diçka se don me marrë në qafë një popull”, shtoi ai.