Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe Dhunës Seksuale po pret shumë mysafirë.
Në 25-vjetorin e themelimit këtë qendër e vizituan liderët më të mëdhenj të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët ndaras u bën pjesë e këtij organizimi, bashkë me ambasadorin britanik e atë amerikan.
Përveç figurave të larta, ka shumë pjesëmarrës të tjerë, të mbijetuara dhe të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës.
Presidentja Osmani u tha të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale se janë nderi i Kosovës dhe krenaria e shtetit.
Mbështetje iu premtoi edhe kryeministri Kurti, i cili tha se ka bërë një hap për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, që i bie edhe dokumentimin e krimeve seksuale gjatë luftës në vend.