Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, në seancën e sotme e ka pranuar se nuk ka arritur të sigurojë koalicion për të qeverisur.
“Asnjëra nga partitë parlamentare të cilave u bëmë ftesë nuk ka pranuar që të hyjë në bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kishte përcaktuar që të kishte koalicion. Po të pranohej oferta, sot do t’i kishim ofruar vendit qeverinë, por do ta kishim numrat që ta kalonim edhe sfidën e presidentit”, ka thënë ai në fillim të prezantimit.
Kësisoj ai ka kërkuar votën e deputetëve si individ.
