Kurti e takon Kryetaren Justina Pula, i uron suksese në krye të ASHAK

Kurti e takon Kryetaren Justina Pula, i uron suksese në krye të ASHAK

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademike Justina Shiroka Pula, së bashku me nënkryetarin e Akademisë, akademik Fejzullah Krasniqi dhe Sekretarin Shkencor, akademik Bardh Rugova.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, kryetarja e ASHAK e njoftoi kryeministrin për “punën, planet dhe prioritetet e institucionit që drejton, si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të AShAK-ut me institucionet shtetërore për nevojat dhe interesat e vendit, përmes ekspertizës që ofron Akademia”.

ZKM tha se Shiroka-Pula e uroi Kurtin për mandatin e ri dhe po ashtu Kurti e uroi atë për detyrën e saj të re.

“Ai theksoi prioritetet e Qeverisë, ndër to arsimin dhe drejtësinë, si dhe rëndësinë e tyre për një hov të ri të zhvillimit të vendit, por edhe rolin që bashkëpunimi me AShAK-un mund të luajë në këtë drejtim. Diskutuan për zhvillimet, progresin dhe sfidat në vend, dhe u pajtuan të mbajnë komunikim të rregullt për thellimin e bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.

Related Articles