Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Jeton Rakën, zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Kryeministri Kurti e uroi Rakan për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
Raka ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kaçanikut në zgjedhjet e fundit lokale.