“Kurti është aksident, ende s’po e dimë deri ku ka mbërri dëmi”

“Kurti është aksident, ende s’po e dimë deri ku ka mbërri dëmi”

Opinionisti Rrahman Paçarizi në një deklaratë për merdia tha se Partia Demokratike asnjëherë nuk e ka përqafuar diskursin e Vetëvendosjes, dhe sipas tij, LDK e ka bërë njëherë.

Ai tutje tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është aksident dhe se ende nuk dihet deri ku ka mbërri dëmi.

“Me LDK-në ka thënë nuk zgjat sa 5 orë, dhe besimtarët duhet t’i besojnë. Unë për shembull kur ka bë be i besoj, kur betohet ashtu, kur pranon me thënë “për zotin” dhe i besoj Kurtit që me LDK-në nuk mundet me bë as pesë minuta. Ai ka pasë thanë edhe “pasha kuranin”, dhe i doli i suksesshëm sepse i fitoi zgjedhjet atje”, tha Paçarizi në “Rubikon”.

“Vet Kurti është ka flet për pazare. Hallin e kam te parimësia e Kurtit, i cili e akuzon skenën politike për toksicitet”, vijoi tutje ai. Sipas Paçarizit, Kurti nëpër Evropë po bën “stand-up” komendi.

Related Articles