Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka shprehur falënderimin e tij në nder të 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s më 1999 në Kosovë.
Kurti edhe nëpërmjet Twitter-it falënderoi NATO-n duke rikujtuar vrasjet e regjimit serb në Kosovë më 1998 dhe 1999,.
“Në Kosovën e vitit 1998-99 janë kryer qindra masakra. Fëmijë, të moshuar, gra dhe burra janë vrarë, masakruar e djegur në shtëpitë e tyre. 23 nga kjo, ne vazhdojmë të jemi falënderues për itnervenimin e NATO-s, që ndaloi gjenocidin e regjimit të Beogradit në Kosovë”, shkroi Kurti në Twitter.
Krahas falënderimit Kurti publikoi edhe fotografi të homazheve që bëri sot pranë bustit të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, që ndërroi jetë mbrëmë./Gazeta Enigma/
Hundreds of massacres were committed in Kosova during 1998-99. Children, elderly, women and men were killed, massacred and burned in their homes. 23 years after, we are grateful to NATO for the intervention that stopped the genocide of Belgrade regime in Kosova. pic.twitter.com/6qqO9zcAl5— Albin Kurti (@albinkurti) March 24, 2022