Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas kthimit nga vizita dyditore në Bruksel, ka falënderuar Ambasadën e Kosovës dhe policinë belge për mbarëvajtjen e vizitës së delegacionit kosovar.
Kurti, përmes një postimi në Instagram, ka thënë se “Ambasada jonë në Bruksel është kujdesur për përgatitjet dhe mbarëvajtjen, ndërkaq forcat e policisë së Belgjikës janë kujdesuar për sigurinë e delegacionit tonë gjatë vizitës sonë dyditore atje”.