Kurti flet me komisioneren e BE-së për zgjerimin dhe reformat në Kosovë

Kurti flet me komisioneren e BE-së për zgjerimin dhe reformat në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos, ku u diskutua për avancimin e reformave dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

Gjatë bisedës, Kurti nënvizoi se ndër vendimet e para të Kuvendit këtë vit ishte miratimi i buxhetit të ri prej 4 miliardë euro dhe i Planit të Rritjes me vlerë 882.6 milionë euro, i cili synon përshpejtimin e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas tij, gjashtëmujori i parë i këtij viti parashikon një sërë hapash për zbatim, të lidhur me kalimin e ligjeve në Kuvend, që kapin vlerën rreth 90 milionë euro.

Kryeministri theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet kryesor i qeverisë dhe nënvizoi rëndësinë e marrjes së statusit kandidat, një hap kyç drejt anëtarësimit në BE.

Në bisedë u trajtuan edhe zhvillimet aktuale në vend dhe rajon. 

Kurti konfirmoi se Kosova është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe ka ndjekur të gjitha pakot e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, në përgjigje të agresionit të saj ndaj Ukrainës.


Related Articles