Kurti flet me Prattipatin për zhvillimet në vend dhe rajon

Kurti flet me Prattipatin për zhvillimet në vend dhe rajon

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipatin.

Bëhet e ditur se gjatë takimi u shkëmbyen këndvështrime rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, me theks në çështjet e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik.

“Kryeministri Kurti vlerësoi lartë vendimin e fundit të vendeve të NATO-s për rritjen e buxhetit për mbrojtje, të miratuar gjatë samitit të fundit në Hagë me 25 qershor 2025, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për sigurinë kolektive”.

“U theksua gjithashtu rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, shtimit të shkëmbimeve tregtare dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Në këtë kontekst, kryeministri mirëpriti mundësinë e intensifikimit të bashkëpunimit me Korporatën e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), duke përfshirë edhe mbështetjen për projekte të rëndësishme në sektorin privat”, thuhet në njoftim.

Tutje, Kurti thuhet se shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe ritheksoi përkushtimin e plotë për avancimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Related Articles