Kurti flet për çështjen e presidentit: Fillimisht flas me Osmanin, pastaj me opozitën

Kurti flet për çështjen e presidentit: Fillimisht flas me Osmanin, pastaj me opozitën

Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka uruar fitoren e partisë së tij gjithë qytetarët e vendit, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka ftuar edhe opozitën për bashkëpunim për t’i quar projektet përpara.

“Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit. Na presin shumë punë përpara. Rezultati I sotëm na ka bërë të qartë që duhet të ecim përpara sa më shpejtë e të vazhdojmë me punën e mirë e projektet e nevojshme”, tha Kurti.  

Tutje Kurti, ka thënë se për çështjen e presidentit do duhet të flasin edhe me opozitën. Por paraprakisht u shpreh se do të takohet edhe me presidenten aktuale Vjosa Osmani.

 “Na duhet të bisedojmë edhe me opozitën për çështjen e presidentit. Paraprakisht, do të ulem me presidenten aktuale dhe më pas do t’i ndërmarrim edhe hapat e ardhshëm në mënyrë që të ecim përpara bashkë sepse dihet që si për marrëveshjet ndërkombëtare, ashtu për zgjedhjen e presidentit, duhet së paku të qëndrojnë në sallë 80 deputetë edhe nëse votojnë kundër. Ky është hapi i tretë”, ka thënë Kurti.

Related Articles