Kryeministri Albin Kurti e ka bërë një përmbledhje të vizitës së tij në Bled të Sllovenisë, ku mori pjesë në Forumin Strategjik në këtë qytet.
Kurti ka shkruar se diskutimet dhe shkëmbimet mbi bashkëpunimin rajonal, sigurinë e kontinentit dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nga samiti i javës së kaluar në Athinë, vijuan edhe në Forumin Strategjik të Bledit të Sllovenisë.
Ai shkroi shkurt për diskutimet që pati me kryeministrin e Bullgarisë dhe Sllovenisë, emisarin Peach dhe akterë të tjerë.
Kryeministri shkroi se forumi u përmbyll me kërkesën që vendet e Ballkanit Perëndimor të fokusohen në reforma dhe sundim të ligjit.
“Me mesazhet për BE-në të një unioni vlerash dhe parimesh të përbashkëta, kërkesën që Ballkani Perëndimor të fokusohet në reforma dhe sundim të ligjit dhe vizionin e ofruar për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor deri më 2030, përmbyllëm pjesëmarrjen në Forumin Strategjik të Bledit me më shumë shpresë e besim për të ardhmen e ndritur të Republikës tonë”, përfundoi kryeministri.
Postimi i plotë: