Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se gjaku i rreshterit të vrarë në sulmin në veri, Afrim Bunjaku, nuk do të humbë asnjëherë.
Kështu ka shkruar ai në librin e kujtimeve, gjatë vizitës së zhvilluar në shtëpinë e rreshterit të ndjerë, bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
“Afrim Bunjaku, nga rreshter i Policisë u bë hero i Kosovës. Emri i tij s’do të harrohet kurrë. Gjaku i tij s’do të humbë asnjëherë. Rënia e tij heroike ngrit lart Republikën e pavarur dhe përgjegjësinë shtetërore për ligj e rend e siguri anembanë për të gjithë dhe secilin. Lavdi!”, ka shkruar Kurti në librin e kujtimeve.