Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright, në dyvjetorin e vdekjes së saj.
Ai tha se Kosova do të jetë gjthmonë mirënjohëse për rolin e saj në përkrahjen e ndërhyrjes së NATO-s në luftën e Kosovës që ndali spastrimin etnik ndaj shqiptarëve.
“Kanë kaluar dy vjet që nga vdekja e Sekretares së Shtetit të SHBA, Madeleine Albright, një avokate e vendosur për vlerat amerikane jashtë vendit. Kosova do të jetë gjithmonë jashtëzakonisht mirënjohëse për përkrahjen e saj për ndërhyrjen e NATO-s, e cila ndaloi krimet e papërshkrueshme të gjenocidit”, ka shkruar Kurti.
It has been two years since the passing of US Secretary of State Madeleine Albright, a staunch advocate for American values abroad. Kosova will always be incredibly grateful for her championing of the NATO intervention, which halted the unspeakable crimes of genocide.— Albin Kurti (@albinkurti) March 23, 2024