Kurti hesht për tërheqjen e komunave veriore nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Kurti hesht për tërheqjen e komunave veriore nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku janë tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, pasi duan të jenë pjesë e një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe në vend.

Gazetarët kanë pyetur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si e sheh këtë zhvillim. Mirëpo i njëjti ka zgjedhur heshtjen edhe për këtë çështje.

Kujtojmë se vendimi për tërheqjen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës erdhi pasi Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që mbështetet nga Serbia – e riktheu pushtetin në këto katër komuna pas zgjedhjeve lokale të tetorit.

Related Articles