Të premten, Kuvendi i Kosovës u mblodh për të diskutuar veç për situatën në veriun e vendit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të filluar raportimin ka zbuluar një listë emrash me qytetarët që Kurti thotë se janë pjesë e grupeve kriminale serbe në veri.
“Millorad Jevtiq është njëri nga drejtuesit e këtij formacioni ilegal, shtëpia e tij në Zveçan është shndërruar në bazë qëndrimi të drejtuesve të kësaj strukture ilegale. Gjithashtu ka prezencë të madhe të përfaqësuesve të Listës Serbe në atë shtëpi, ata janë duke punuar në mobilizimin e strukturave atje, për prezencë sa më të madhe para objekteve komunale dhe duke orkestruar sulme të ardhshme”, tha Kurti.
Disa nga shumë emrat që Kurti i përmendi, e ku përfshihej edhe ish-kapiteni i Policisë së Kosovës, Aleksandër Filipoviq, tha se kanë lidhje me presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin, dhe me të shumëkërkuarin, Milan Radojiçiqin.
Për arrestimin e tyre, Kurti replikoi Abdixhikun, Krasniqin e Tahirin, duke iu thënë se “A me koordinim, apo pa koordinim?”
Tutje, Kurti ironizoi me Abelard Tahirin, duke e pyetur “Me shurdhuese a po pa shurdhuese?”, duke ia rikujtuar skandalin në kohen kur ishte Ministër i Drejtësisë , me blerjen e shurdhuesve për armë, e cila është e ndaluar sipas ligjit për armë.
O kuku, me kry ner tavoline e ngova prej sikletit per ata qyqana mos te jap emra (@MemliKrasniqi, @LumirAbdixhiku, @AbelardTahiri).
DEMOLIM LEVEL 999999999999999 pic.twitter.com/kwuPGM7plu— Ardit Bakalli (@arditbakalli) June 2, 2023