Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për Asociacionin mbetet qëndrimi i njëjtë, raporton Gazeta Blic.
Në përgjigjen e pyetjes së deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ai tha se ka qenë transparent për dialogun, ndërsa që Asociacioni është pyetje e vjetër pasi qëndrimi dihet prej vitesh.
Ajo tha se ai ka transparencë zero për dialogun dhe për planin franko-gjerman.
Kurti u përgjigj duke thënë se nuk është zero transparenca.
Ai tha se është i gatshëm që të mbajë seancë të hapur apo edhe me dyer të mbyllura për plani franko-gjerman, nëse deputetët nuk janë të informuar për atë nga krerët e partive të tyre.