Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur shtëpisë mediatike, Klan Kosova, rreth ftesës për debat televiziv me Kryeministrin Kurti, shkruan Gazeta “Enigma”.
Në email-in e publikuar nga ky subjekt politik, përgjigjja e Sekretarit për Media dhe Komunikim ishte e “pazakontë” kundrejt mediumit të lartcekur.
“Ftesën tuaj për debat, për kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, do ta shqyrtojmë në momentin që korporata “Devolli” ia kthen ndërmarrjes publike “Telekomi” 62.6 milionë eurot e zhvatura”, thuhet në përgjigjjen e tyre.
Kujtojmë se kryeministri Kurti gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka akuzuar publikisht kompaninë “Devolli” se i kanë marrë 62.6 milionë euro Telekomit, përmes një arbitrazhi të inskenuar.