Kurti i pret sot në takim pesë policët e lënduar në Leposaviq

Kurti i pret sot në takim pesë policët e lënduar në Leposaviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e sotme për medie, foli edhe për rastin e lëndimit të policëve në Leposaviq, derisa ishin duke luftuar kontrabandimin me mallra.

Kurti tha se shpreh mirënjohje për trimërinë dhe profesionalizmin e tyre.

“I kemi pesë të lënduar në veri të Kosovës duke luftuar kontrabandën .. Unë veç mund të shpreh nderimin dhe mirënjohjen time të madhe për trimërinë dhe profesionalizmin e tyre, por edhe shpresoj e uroj që edhe hapat tjerë të drejtësisë, prokuroria e gjyqësori të jenë në të njëjtin nivel të detyrës në mënyrë që të mos na përsëriten gjëra të tilla”, ka thënë Kurti.

Ai tha se do t’i pres në takim policët e lënduar sot pasdite.

Related Articles