Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçka janë duke mbajtur një konferencë për medie.
Kreu i ekzekutivit dhe ministri Sveçla kanë dhënë detaje të reja lidhur me sulmin terrorist të Banjskës, të ndodhur më 24 shtator.
Kryeministri Kurti është pyetur se përse ende nuk janë ngritur akuza nga Prokuroria për sulmin e 24 shtatorit.
Ai ka fajësuar Prokurorinë, teksa ka shtuar se ata tashmë ia kanë dhënë të gjitha faktet dhe dëshmitë atyre rreth këtij sulmi.
“Sot janë bërë tre muaj prej se është kumtuar lajmi për sulmin terrorist ku vrau rreshtetin policor Afrim Bunjaku, dhe ky informacion ndodhet te prokuroria, ka panumër fakte, dëshmi, material të cilat janë të mjaftueshme të ngriten akzuat ndaj sulmit në Banjskë.
Viti i kaluar ishte vit i barrikadave dhe llogoreve paraushtarake, ky vit ishte vit i sulmeve terroriste e kriminale paraushtarake.
Ky hendek nuk mund të mbushet nga Qeveria e Kosoves, i takon Prokurorisë. Unë nuk mund ta ndihmoj dikë që s’punon, une jam për të ndihmuar, ata për të punuar”, ka deklaruar Kurti.