Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se është një ironi e thellë pretendimet e Vuçiqit për persekutim të serbëve në Kosovë, nga një vend që ka kryer persekutime në fund të shekullit 20-të.
“Është një ironi shumë e thellë dhe një ndjenjë distopiane për pretendime të rrjeshme për persekutime nga një vend që është njohur që ka kryer gjenoicidin e fundit të shek 20 dhe kërcëenimet ndaj paqes dhe sigurisë”, tha ai.
Ai tutje tha se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, teksa theksoi se Këshilli i Sigurimit të OKB-së, e ka formuar Tribunalin e Hagës, për shkak të krimeve cnjerëzore të Serbisë te popullata civile.