Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave nga tornado që ka goditur shtetin e Iowa-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti tha se është i pikëlluar nga kjo ngjarje.
“I pikëlluar kur dëgjova lajmin e tornados shkatërruese që ka goditur miqtë tanë në Iowa. Mirënjohës për veprimet e reaguesve të parë dhe ngushëllime për familjet që humbën të dashurit e tyre”.
Tornadoja që preku Iowan la të paktën shtatë të vdekur, në mesin e tyre dy fëmijë.
Garda e këtij shteti të SHBA-së ka bashkëpunim të mirë me Forcën e Sigurisë së Kosovës./Gazeta Enigma/
Saddened to hear news of the destructive tornado that has hit our friends in Iowa. Grateful for the actions of first responders and condolences to the families that lost their loved ones. pic.twitter.com/HgViLZBuf3— Albin Kurti (@albinkurti) March 6, 2022