Kurti: Jemi të parët në nivel vendi

Kurti: Jemi të parët në nivel vendi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një debat televiziv, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit raporton Gazeta Enigma.

“Në nivel vendi prapë jemi të parët, më 2017 ishim të tretët. Në këtë kuptim ne jemi të parët në nivel vendi mirëpo asnjë komunë nuk e kemi fituar pa balotazh, por në anën tjetër jemi në më shumë komuna në balotazh dhe ta shohim të dielën se cili ishte kuptimi i 17 tetorit”, shpjegoi Kurti.

Kurti ka folur për rezultatin, derisa VV nuk arriti të fitonte asnjë komunë në raundin e parë të zgjedhjeve. Ai, tutje ka thënë se nuk u arritën synimet e tyre.

“Prishtina është shumë e rëndësishme, jo vetëm se është kryeqytet, por është një llojë qendre të gjithë qytetarëve”, ka thënë ai.

Në anën, Kurti ka thënë se janë fitues në shumë komuna, derisa theksoi se kjo do të shihet pas të dielës.

Por VV nuk doli e para edhe me numrin e asamblistëve?

“Kjo e do një analizë më shumë me kryetarët e qendrave tona dhe nuk jam në gjendje ta them tani pse s’kemi marrë më shumë vota me kandidaturat për asamblistë”, tha Kurti.

Related Articles